E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

SHBA do të dhurojë 500 milionë vaksina për vendet e varfra

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë dhe planifikojnë të dhurojnë 500 milionë doza vaksine Pfizer për të gjithë botën, me qëllim që të jenë një aktor kyç në vaksinimin e kombeve të tjera. Lajmi bëhet i ditur nga CNN, që citon një burim, i cili sipas medias amerikane ka dijeni për këtë lëvizje të qeverisë amerikane.

Presidenti Joe Biden pritet që ta bëjë publik këtë lajm në Samitin e G7 që do të mbahet këtë javë në Cornwall të Anglisë.

CNN shkruan se rreth 200 milionë doza do të shpërndahen në 2021 dhe 300 milionë do të ndahen në gjysmën e parë të vitit 2022. Sipas të njëjtit burim, për arritjen e kësaj marrëveshje është marrë përgjatë gjithë muajit të fundit, Jeff Zients, një prej këshilltarëve kryesor të Biden.

Të gjitha dozat do të kalojnë nëpërmjet mekanizmit Covax, iniciativa ndërkombëtare e vaksinës, dhe do të shkojnë për 92 shtete me të ardhura të ulëta ekonomike.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet