E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Senati amerikan miraton paketën e ndihmës ekonomike prej afro 500 miliardë dollarësh

Senati amerikan miratoi një paketë ndihme ekonomike prej afro 500 miliardë dollarësh të martën, pasi Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë ranë dakord për të ripërtërirë një fond pagash për biznesin e vogël dhe siguruar fonde të reja për spitalet dhe testimin.

Projektligji tani shkon në Dhomën e Përfaqësuesve për votim. Votimi në Senat ishte i shpejtë dhe unanim. Presidenti Trump shprehu mbështetje në rrjetin Twitter ndërsa premtoi se do ta firmostë atë në ligj.

“Senati po vazhdon të qëndrojë pranë popullit amerikan”, tha udhëheqësi i shumicës republikane në Senat Mitch McConnell.

Paketa e ndihmës ekonomike përfshin qindra miliardë dollarë fonde të reja për bizneset e vogla të dëmtuara nga shpërthimi i koronavirusit si dhe përparësi të tjera, si fonde për spitalet dhe zgjerimin e testeve për COVID-19.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta vojë projektligjin të enjten.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet