E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger: Zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, jetike për rajonin

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se për sigurinë e Ballkanit Perëndimor zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike.

“Kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon”, tha ai.

Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale.

“Ajo që mund të bëjmë ne është që të mbështesim dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord. Ne punojmë në një mënyrë që është neutrale për statusin, si në Kosovë edhe në Serbi, ne jemi të pranuar nga të gjithë sepse jemi të paanshëm”.

Zoti Greminger tha se e kupton zhgënjimin me moshapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I pyetur për Maqedoninë e Veriut, ai tha se mbështetja e OSBE-së do të vazhdojë.

“Që të zbatojë reformat, për forcimin e shtetit ligjor dhe institucioneve dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer, për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Por zoti Greminger tha se si organizata edhe Shqipëria po përgatiten për kryesinë që merr Tirana në vitin 2020.

“Jam absolutisht i bindur që kryesia e saj do të jetë pozitive si për ne, si për Shqipërinë”, tha ai.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet