E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Seibert: Ndryshimi i kufijve është i rrezikshëm

Pas ministrit Maas, edhe zëdhënësi i kancelares gjermane, Angela Merkel, është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, u shpreh të premten në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane kundër ndryshimit të kufijve përgjatë linjave etnike në Ballkanin Perëndimor.

I pyetur nga Deutsche Welle se a ka përcaktuar qeveria gjermane vija të kuqe që nuk duhen të shkelen në rast të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Seibert tha:

“Ju lutemi kuptoni që ne zakonisht nuk komentojmë dokumente jozyrtarë aktualisht në media për ndryshimin të kufijve në Ballkanin Perëndimor përgjatë vijave etnike, nga pozita e Qeverisë Federale unë mund t’ju them se ne e konsiderojmë shumë të rrezikshme.”

“Ndryshime të tilla kufijsh mund të rrisin paqendrueshmërinë e rajonit, të krijojnë tensione të reja dhe deri në rikthimin e  konflikteve të së kaluarës. Si qeveri, ne vazhdojmë të promovojmë rrugën e integrimit evropian e transantlantik të vendeve në rajon, bazuar në demokraci, në shtetin e së drejtës dhe në multietnicitet”, tha Seibert më tej dhe shtoi.

“I inkurajojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që të vijojnë axhendën e reformave e të përqendrohen sidomos në drejtësi dhe shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupasionit  dhe krimit  të organizuar.

Edhe zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme, Christian Burger, kujtoi me këtë rast se edhe ministri i jashtëm Heiko Maas (SPD), gjatë vizitës së tij javën e kaluar në Prishtinë e Beograd, e hodhi poshtë në mënyrë kategorike idenë e ndryshimit të kufijve.

Në përgjigjen e tyre, zëdhënësit iu shmangën çështjes së autonomisë së serbëve në Veri të Kosovës. Qarqe qeveritare i thanë DW-së se Gjermania është e mendimit se  si bazë për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duhet të shërbejnë  marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet