E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Schwarzenegger: “Putin, ndaloje këtë luftë!”

Aktori dhe dhe ish-politikani Arnold Schwarzenegger ju drejtua popullit rus me një video, në të cilën ai i bën gjithashtu thirrje Putinit t’i japë fund luftës.

“Kjo luftë është e paligjshme,” thotë Arnold Schwarzenegger në video-mesazhin e tij nëntë minutësh. Ky mesazh, i postuar të enjten është parë 25 milionë herë në Twitter. Në të Schwarzeneggeri i drejtohet shprehimisht popullit rus: “Jeta juaj, trupat tuaj, e ardhmja juaj po sakrifikohen për një luftë të pakuptimtë që e dënon e gjithë bota”.

Videoja e titruar me përkthimin në rusisht u shpërnda përmes platformave Instagram dhe YouTube si dhe aplikacionit të mesazheve Telegram, i cili ndryshe nga të parat është ende i aksesueshëm në Rusi.

USA Arnold Schwarzenegger

Në video, ish-kampioni botëror i bodybuilding-ut flet me dashuri për popullin rus, për të cilin ndjen “veç dashuri dhe respekt”. Arnold Schwarzenegger është shumë i dashur për publikun rus shkak të lidhjes së tij të gjatë me atë vend. Schwarzenegger-i thotë në mesazh se rusëve nuk po u tregohen gjërat e tmerrshme që po ndodhnin në Ukrainë dhe në botë.

Schwarzeneggeri i dërgon në video edhe një mesazh Kremlinit: “Pse po i sakrifikoni këta të rinj për ambiciet tuaja?” Ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin me këto fjalë: “Ju e nisët këtë luftë. Ju po e bëni këtë luftë. Ju mund ta ndaloni këtë luftë tani.”

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet