/ATSH-AA/ – Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg deklaroi se bota duhet të pastrohet nga armët bërthamore.
Në një deklaratë për vitin e dytë të hyrjes në fuqi të Traktatit të Ndalimit të Armëve Bërthamore (TPNW), Schallenberg tha se ekziston një qasje se armët bërthamore garantojnë siguri, por që kjo është kategorikisht qasje e gabuar dhe se armët bërthamore janë element frike që përbëjnë kërcënim për të gjithë.
“Këto armë do të vazhdojnë të jenë kërcënim për të gjithë për sa kohë që ato ekzistojnë. Armët bërthamore duhet t’i shkatërrojmë para se të na shkatërrojnë ato neve”, theksoi Schallenberg i cili shtoi se bota duhet të pastrohet nga armët bërthamore.



