E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Save the children” raport: Ku është më vështirë të jetojnë fëmijët? Shqipëria e fundit në rajon

Në Shqipëri, 5.1 % e fëmijëve të moshës 5-17 vjeç kanë punuar, gjatë viteve 2012-2017. Ndërkohë, në po të njëjtën periudhë 23 % e fëmijëve 0-4 vjeç janë të kequshqyer dhe të uritur, 13.5 % e nën 5 vjeç është norma e vdekshmërisë foshnjore për 1000 lindje, 6.5  % e vajzave të mitura martohen, 21.8 % prej tyre bëjnë një fëmijë dhe 1.4 % është norma vrasjes së fëmijëve nga 0-18 vjeç, për 100 mijë të tillë. Këto statistika, të përpunuara nga raporti më i fundit “Save the children’, hulumtim i organizatës me po të njëjtin emër, nxjerr në dritë vështirësitë e të jetuarit dhe të qenit një fëmijë në vendin tonë. Sipas renditjes globale prej 175 shteteve për 2018, Shqipëria renditet e 77-ta, e fundit në rajon; e parafundit në Europë, ku ndodhet Moldavia.

Konflikti, varfëria dhe diskriminimi po kërcënojnë fëmijërinë në të gjithë botën. Sipas Raportit të dytë “Fundi i fëmijërisë” të publikuar nga organizata Save the Children, më shumë se gjysma e fëmijëve në mbarë botën, 1.2 miliardë në total, janë nën kërcënim nga këta faktorë.

Ndërsa situata u përmirësua në 95 nga 175 vende në raport, ndër to edhe për Shqipërinë, ndonëse e fundit e rajonit të Ballkanit, rreziku i një fundi të hershëm të fëmijërisë është ende i pranishëm në pjesën më të madhe të botës. Sipas raportit, Singapori dhe Sllovenia janë vendet më pak të kërcënuara, së bashku me pjesën më të madhe të Evropës Veri-perëndimore. Vendet më të kërcënuara janë të gjitha në Afrikë, me Nigerinë që renditet në fund të listës së raportit.

Në Ballkan, e para renditet Bosnja dhe Hercegovina, me kushtet më të mira për fëmijët, në vendin e 39-të të raportit, ndjekur më pas nga Serbia e 46-a, Mali i Zi i 53-ti dhe Maqedonia e 66-ta.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet