“Zgjerimi sjell përfitime për rajonin dhe Europën”
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sasoli bën thirrje për afrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në një deklaratë për mediat gjermane ai thotë se zgjerimi i Bashkimit Europian mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin ashtu edhe për Evropën në aspektin e sigurisë dhe paqes. Ai nënvizon që reformat e kërkuara duhet të përparojnë, por Brukseli duhet të mbajë premtimet e bëra.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si për rajonin ashtu edhe për Evropën. Ndihmon në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, të begatë dhe paqësor. Reformat duhet të përfundojnë ende në secilin prej këtyre vendeve, por Bashkimi Evropian duhet gjithashtu të mbajë premtimet e tij dhe të njohë progresin”.



