E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rusia kufizon Twitter-in, kërcënon ta ndalojë

Autoritetet ruse bënë të ditur të mërkurën se kanë kufizuar përdorimin e platformës së medias sociale Twitter, nën arsyetimin se kompania nuk ka hequr përmbajtjet e ndaluara.

Mbikëqyrësi shtetëror i komunikimeve “Roskomnadzor” tha se nëse Twitter-i nuk zbaton ligjin rus, do të ketë veprime të mëtejshme kundër tij, përfshirë ndalimin e plotë të platformës së medias sociale.

Agjencia tha se masa e ndërmarrë të mërkurën përfshin ngadalësimin e shpejtësisë së shërbimit për të gjithë ata që jetojnë në Rusi, e që kanë qasje në Twitter në telefona si dhe për gjysmën e atyre që e përdorin shërbimin në mënyra të tjera.

Twitter nuk ka bërë ende asnjë koment lidhur me kufizimet.

Kjo është masa më e fundit e ndërmarrë nga Rusia për të forcuar kontrollin në internet. Më parë Moska ndaloi një numër faqesh në internet sikurse “Dailymotion” (një platformë teknologjike franceze për shpërndarje videosh) dhe “LinkedIn” (shërbim në internet i orientuar drejt punësimit me bazë në SHBA).

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet