India ka ndaluar eksportet e grurit pas rritjes së çmimeve në mbarë botën për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.
India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e të cilit konsumohet në vend, shkruan CNN.
Qeveria përmendi rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore në Indi dhe vendet fqinje të cenueshme si katalizator për ndryshimin e politikës së saj të eksportit.



