RomaDay 2022: “Still Hope in Paradise?” – A ka ende shpresë? Në parajsë? Ku është kjo parajsë dhe për kë? Këto çështje trajtohen në një seri aktivitetesh në Berlin në kuadër të ditëve kushtuar komunitetit rom.
Me rastin e Ditës Botërore të Romëve, që kremtohet prej 51 vjetësh, në Berlin zhvillohen një seri veprimtarish, që kryesisht trajtojnë pesimizmin dhe utopinë për të ardhmen. Me performanca teatrore, diskutime dhe seminare me orientim praktik, një paradë dhe koncert të grupit rap të grave “Pretty Loud” nga Serbia publikut do t’i ofrohen mjaft aktivitete.
Tema qendrore në program janë pabarazia sociale, ndërseksionaliteti, pra pështjellimi i disa formave të diskriminimit shoqëror tek një person, vetëpërfaqësimi artificial politik i romëve dhe grupeve të tjera të margjinalizuara.



