E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rita Ora do t’ia rindërtojë shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti

Këngëtarja e famshme e me origjinë shqiptare, Rita Ora, përmes një postimi në Instagram ka uruar Ditën e Flamurit dhe ka bërë të ditur se ka marrë një vendim për t’ia rindërtuar shtëpinë një familje.

Ajo ka bërë të ditur se në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zgjedhur një familje që t’ia rindërtojë shtëpinë pasi që shumë vendbanim janë shkatërruar nga tërmeti që e ka goditur Shqipërinë mëngjesin e së martës, më 26 nëntor.

“Urime Dita e Flamurit Shqipëri. Kam kaluar ditëlindjen time dhe ditët e fundit duke menduar se cila është gjëja e duhur që duhet ta bëj. Së bashku me Erion Veliajn, kemi vendosur të zgjedhim një familje që t’ia sponsorizojmë rindërtimin e shtëpisë e cila i është shkatërruar gjatë tërmeteve në Shqipëri”, ka shkruar Ora në postim.

“Familjen e parë që kam zgjedhur është familja Shala dhe do të ndjekim progresin e kësaj iniciative dhe do të ndihmojmë edhe familjet tjera që kanë të njëjtën nevojë”, ka shtuar më tutje Rita Ora

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet