Nga 1 tetori janë rikthyer kontrollet e dokumenteve në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, pas përfundimit të regjimit të lehtësuar të sezonit veror më 30 shtator.
Sipas raportimit të Syri.net, qytetarët do t’u nënshtrohen sërish procedurave normale të kontrollit gjatë ditëve të javës. Megjithatë, marrëveshja mes dy vendeve parashikon vazhdimin e lehtësimeve gjatë fundjavave dhe festave zyrtare.
Në këto ditë, qytetarët që udhëtojnë me automjete me targa të Shqipërisë dhe Kosovës përfitojnë kalimin pa kontrolle kufitare, sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje.




