E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Reagim Lidhur me deklaratën e dt.29.12.2019 të presidentit të Serbisë dhen në një konferencë për media në b92

REPUBLIKA  E  KOSOVËS

 REPUBLIC  OF  KOSOVA   –   REPUBLIKA  KOSOVA     

                                                                                                            KOMUNA  E  DEÇANIT

                                                                       MUNICIPALITY  OF  DECANI   –   OPSTINA  DECANI

_____________________________________

Deçan 30.12.2019

Reagim     

Lidhur me deklaratën e dt.29.12.2019 të presidentit të Serbisë dhen në një konferencë për media në b92

Prej kujt mi rujt? me kënd mi rujt? pse mi rujt?  kush i rrezikoj apo kërcënoi? Presidenti  Serb, duke mos ,,dashur të jetë zog ogurzi”!

Ai në fakt shpërfaqë atë çka përfaqëson, që është përtej ogurit të zi! Në intervistën e bërë sot për media Vuçiq duke folur për Manastirin e Deçanit, deklaron. ,,Unë nuk dua të jem zog ogurzi”! Në fakt ky deklarim është një thirrje për ç’do gjë të errët, për vet kontestin qe i referohet. Thirrje për urrejtje, për konflikt, nxitje për ç’do gjë të keqe! Jo më pak se ajo që pat filluar shefi i tij në Gazimestan me 28 qershor 1989, e që përfundoi me gjenocid mbi Shqiptarët. Deklarata e presidentit serb Vuçiq, nëthelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit! Duke deklaruar,,Në fakt ata do të thonë se i përket trashëgimisë së Kosovës dhe për këtë ata kanëmbështetje” ,,shpresoj që ne mund të arrijmë diplomatikisht ta zgjidhim këtë dhe ti ruajmë shenjtorët serb”, përfundon Vuçiq! Prej kujt mi rujt? me kënd mi rujt? pse mi rujt kush i rezikoj apo kercënoi? Këtë e dinë historikisht kush e ka rujt at Manastir. Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë mē te mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore.

Ka kaluar koha, kur politika dhe retorika juaj shoveniste serbe funksiononte, vitet kanë ikë, lëreni Manastirin të festoje, jemi në prag të vitit 2020…!

Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës  së Deçanit

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet