Nga Adem Lushaj
Vlerësimi i bërë nga Federata panevropiane “Europa nostra”, i cili manastirin e Deçanit e fut në mesin e shtatë monumenteve kulturore të rrezikuara, ka nxit reagimin e institucioneve dhe të qytetarëve të Deçanit. Ndaj këtij vlerësimi ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili ka thënë se manastiri i këtij qyteti, çdoherë ka qenë i ruajtur nga vet banorët, sikurse që po ruhet edhe tash. Gjithnjë sipas Ramosaj, çdo incident i ndodhur deri më tash, kanë ndodhur se ishin të planifikuara nga vet personeli i manastirit. Ramosaj, po ashtu ka thënë se deçanasit janë të interesuar të jetojnë në harmoni me manastirin, si dhe të zhvillojnë konceptin e zhvillimit ekonomik të kësaj komune. Përmes postimit të tij, Kryetari Ramosaj ka thënë: “Qytetarët e Deçanit dhe Qeverisja Komunale, kanë vetëm objektiva paqësore të dëshmuara tashmë. Synim i yni është realizimi i konceptit për Zhvillim Ekonomik. Përkushtim i yni është qasja në pasurin që zoti i dhuroi këtij qyteti, ku fëmijët tonë rriten me një mirëqenie me të lartë ekonomike. Kaq e thjeshtë është! Asgjë përtej kësaj!
Qëllimi kryesorë i personelit të manastirit dhe argatëve të shumtë intrigues e mashtrues që mbështesin kauzat e sëmura të manastirit, janë që t’a ndalojnë Zhvillimin Ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve të Deçanit.



