Numri i rasteve me coronavirus në nivelin global tejkaloi shifrat e 80 milionë të shtunën, sipas të dhënave të mbajtura nga Qendra e Burimeve të coronavirusit të Universitetit Johns Hopkins.
JHU raporton se numri aktual i rasteve të njohura në të gjithë botën është të paktën 80,027,056. Të paktën 1,753,313 kanë vdekur në të gjithë botën, raporton cnn.
Shtetet e Bashkuara kryesojnë me më shumë vdekje dhe rastet më të konfirmuara në të gjithë botën. Ka të paktën 18,771,885 raste coronavirusësh dhe të paktën 330,345 kanë vdekur.



