Presidenti Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se më 29 Qershor do të ketë një video-konferencë të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe atë të Maqedonisë se Veriut, Zoran Zaev.
Kreu i shtetit serb lajmëron se takimi do të jetë brenda kornizës së iniciativës rajonale “mini Shengen”. Vuçiç thotë se vendet tona vazhdojnë të përmirësojnë marrëdhëniet.
“Ne besojmë se do të marrim vendime përfundimtare për veprime të përbashkëta kundër katastrofave natyrore në territorin e vendeve tona, besoj se së bashku do të mundësojmë qarkullimin e mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, tha Vuçiç.



