E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Rahoveci fillon zbatimin e vendimit për largimin e produkteve serbe

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të largohen nga tregu të gjitha produktet të cilat nuk i referohen Kosovës me emrin zyrtar të saj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka urdhëruar Inspektoriatin e Komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Pres që konform vendimit të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aksioni ka filluar sot në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu”, është shprehur kryetari Latifi, sipas kumtesës për media.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të largohen nga tregu të gjitha produktet të cilat nuk i referohen Kosovës me emrin zyrtar të saj.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet