Përfaqësuesit e vendeve të Quint-it u bënë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të diskutojnë për sfidat dhe mundësitë e Kosovës “pa fyerje dhe kërcënime”.
Ata nuk iu referuan ndonjë rasti të veçantë, por thanë se “çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune”.
“E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqëror dhe respektimit të lirisë së shprehjes”, thuhet në deklaratë.



