Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, e ftuar në TV “Ora News”, tha se biznesi i lojërave të fatit nga viti 2013 e deri më 2018 është pesëfishuar.
Kadiu: Në vitin 2015, qeveria Rama bën një ligj të ri për lojërat e fatit ku për çudinë tonë ripërcakton konceptin e të ardhurave bruto. Në këto dy vjet, Lotaria Kombëtare nuk ishte pjesë e këtyre lehtësirave. Sot pas dy vjetësh, Lotaria Kombëtare bëhet pjesë e këtyre lehtësirave.
E vetmja mundësi që shpjegon këtë, Lotaria Kombëtare ka arritur për dy vjet t’i japi pjesën e saj qeverisë Rama dhe njerëzve të Ramës dhe arrin sot të bëhet pjesë e këtyre lehtësirave. Lotaria



