E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Qeveria italiane vendos rregulla të rrepta për anijet e shpëtimit të migrantëve

Qeveria italiane miratoi sot një dekret për të kufizuar operacionet e anijeve private bamirëse që shpëtojnë migrantët në Detin Mesdhe, në një përpjekje për të reduktuar fluksin e tyre në brigjet e vendit.

Grupet ndërkombëtare të ndihmës shprehën zemërim për masën e marrë nga qeveria e djathtë e kryeministres, Giorgia Meloni.

Dekreti përcakton që pas misionit të shpëtimit, anija duhet të mbërrijë pa vonesë në një port të caktuar, në vend që të vazhdojë të ofrojë ndihmë për anijet e tjera, të migrantëve në rrezik në det.

Normalisht, anijet kryejnë shpëtime të migrantëve në varka të vogla përpara se të kërkojnë një port, i cili shpesh është në Itali.

Përveç kësaj, migrantët dhe refugjatët që ndodhen në anije dhe duan të aplikojnë për azil në Bashkimin Evropian, duhet të plotësojnë dokumentet perkatëse.

Në rast të shkeljeve të rregullave të reja, Italia ka paralajmëruar kapitenët e anijeve civile se do të vendosen gjoba të larta deri në 50,000 euro (53,000 dollarë). Anijet gjithashtu mund të konfiskoheshin nga autoritetet dhe të ndalohen në portet italiane.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet