Ndërsa Europa po perballet me një krizë energjetike presidenti Vladimir Putin në seancën plenare në Javën e Energjisë në Rusi ka bërë fajtor për këtë krizë vetë europianët. Ai ka deklaruar se Rusia është e gatshme për dërgimin e gazit në Europë.
Europianët e zakonshëm po vuajnë. Këtë vit, faturat e tyre të energjisë dhe gazit janë trefishuar. Ashtu si në mesjetë, popullsia filloi të grumbullonte dru zjarri për dimër. Çfarë lidhje ka Rusia me të? Ata vazhdimisht përpiqen të fajësojnë dikë tjetër për gabimet e tyre. Në këtë rast, Rusia. Ata vetë e kanë fajin. Ky nuk është rezultat i një operacioni të posaçëm ushtarak në Ukrainë, në Donbas. Rusia, përfshirë edhe dimrin është e gatshme për dërgimin e gazit në Evropë përmes Nord Stream 2. Topi është në fushën e tyre. Mund të realizojmë dërgesa në periudhën e kësaj vjeshte dhe dimrit”
Sipas Putin Europa nuk ka marr vendimet e duhura lidhur me këtë sektor.



