Kancelari Olaf Scholz ka telefonuar sërish me presidentin e Rusisë Vladimir Putin. Gjermania është kundër dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës kancelari Olaf Scholz ka biseduar disa herë në telefon me presidentin rus Vladimir Putin. Qeveria në Berlin e konfirmoi bisedën telefonike mes Scholz dhe Putin. Sikurse njoftoi Kremlini, të mërkurën (09.03) është biseduar për “përpjekjet poliko-diplomatike” për zgjidhjen e konfliktit. Putin ka biseduar gjithashtu me Scholz lidhur me degociatat ruso-ukrainase. Eshtë rënë dakord, që të vazhdohen kontaktet në nivele të ndryshme, thuhet më tej nga Kremlini lidhur me këtë telefonatë.
Grupet negociuese të Rusisë dhe të Ukrainës së fundi janë takuar të hënën (07.03) në Bjellorusi, por nuk kanë bërë përparime të dukshme.



