E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Publikohet modeli i fletës së votimit për zgjedhjet e 11 Majit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur konsultimet për modelin e fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit. Janë konceptuar disa modele, duke filluar nga qarqet e mëdha, të mesme dhe të vogla.

Ky është modeli fletës vertikalisht dhe horizontalisht për qarqet e mëdha, siç është Tirana e cila këtë herë do të ketë 37 mandate deputeti.

Ky model është edhe më i preferuari për dy forcat e mëdha politike si PS dhe PD. Madhësia e fletës për qarkun e Tiranës është 59 cm me 42 cm, më e madhe se sa fleta e votimit që është përdorur në zgjedhjet e mëparshme.

Ndërsa këto modele janë për qarqet e mandate më të vogla, ose qarqet e mesëm dhe të vegjël.

Sipas modelit, i cili preferohet dhe nga dy forcat më të mëdha politike, në krye të fletës është emri i partisë, më pas emrat e kandidatëve që janë në listë të mbyllur dhe poshtë kësaj kategorie janë emrat e kandidatëve për deputet në listë të hapur, që do të zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët.

Një qytetar më 11 Maj nuk duhet të zgjedhë një nga emrat e listave të mbyllur, por pasi ka votuar për partinë duhet të votojë një nga kandidatët që janë të pozicionuar në listën e hapur.

Nëse zgjedh vetëm partinë dhe asnjë kandidat, vota është e vlefshme dhe i shkon partisë. Gjithashtu, edhe nëse voton vetëm një kandidat, vota i shkon atij dhe partisë apo koalicionit ku bën pjesë.

Modeli zyrtar i fletës së votimit do të vendoset në momentin kur të ketë përfunduar regjistrimi i forcave politike dhe koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 Majit.

Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve do të përdorë të njëjtin model zyrtar flete edhe për votën e diasporës.

Sipas afateve që janë vendosur nga KQZ, më 25 shkurt përfundon afati për depozitimin e kërkesave të partive politike për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor, më 3 Mars përfundon afati për depozitimin e kërkesave për regjistrimin e koalicioneve, më 12 Mars përfundon afati për depozitimin e listave të kandidatëve, më 17 Mars përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve, më 20 Mars përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit, më 25 Mars përfundon afati për miratimin e listave të kandidatëve për deputet.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet