E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Publikohet lista e plotë e rritjes së pagave të administratës

Lista e plotë e pagave të administratës është publikuar sot në Fletoren Zyrtare.

Projektligji për rritjen e pagave në administratën publike, deputetëve dhe ministrave u miratua më 25 maj në Kuvend.

Shumica socialiste në këtë votim me 97 vota pro mori mbështetjen edhe të grupit parlamentar të PD-së.

Votuan kundër deputetët Bujar Leskaj dhe Petrit Doda, ndërsa abstenuan 4 të tjerë nga opozita. Berisha me deputetët që e mbështesin nuk morën fare pjesë në votim. Sikurse edhe në votimet e shkuara Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda bashkuan votat me socialistët.

Me ndryshimet e fundit që iu bë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%.

Rritje me 72% pësoi edhe Kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Edhe për punonjësit e tjerë të administratës ka një rritje të përgjithshme nga 10-35 mijë lekë.

Ndërkohë ka vetëm një rritje page prej 7% për mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë ku përfshihen policët, punonjësit e gardës , zjarrfikësit dhe forcat e armatosura.

Në polici për inspektorët e parë kjo rritje në vlerë përkthehet vetëm në 3300 lekë. E njëjta gjë vlen edhe për punonjësit e tjerë në fushën e sigurisë.

Ndërsa për mësuesit rritja në vlerë përkthehet në 3584 lekë për mësuesit e shkollës 9-vjeçare, 3843 për mësuesit e shkollave të mesme dhe deri në 5800 për drejtuesit.

Mjekët e përgjithshëm do të shkojnë në 131,672 lekë punonjësit e sigurisë në 97 500 lekë dhe infermierët do të shkojnë në 87 118 lekë, sipas premtimeve të qeverisë.

Tek mjekët, përjashtim bënë për mjekët specializantë me 50 mijë lekë më shumë, ndërsa për mjekët e familjes u bë një rritje me 15 mijë lekë që filloi nga prilli.

Sa i përket pensionistëve, qeveria ka premtuar vetëm indeksimin në tetor dhe nuk ka parashikuar më bonuse.

https://qbz.gov.al/eli/fz/2023/91/fc41dce2-c1a6-4046-90da-731219b495f6

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet