E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Projekt-Statuti i fundit “parasheh kompetenca ekzekutive për Asociacionin”(!)

Ndonëse drafti i parë i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pritet të jetë gati më 4 gusht, Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë informatë se çfarë përmbajtje do të ketë.

RTK mëson se statuti i ri synon mundësinë e ndryshimeve kushtetuese me qëllim që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive.

Qeveria e Kosovës nuk e ka asnjë informatë se çfarë përmbajtje do të ketë draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave serbe në Kosovë.

E informatën për të do ta marrë vetëm pasi ai t`u jetë dorëzuar autoriteteve të Brukselit nga ana e ekipit menaxhues për themelimin e asociacionit, ekip ky i përbërë nga 4 serbë.

RTK mëson se statuti i ri i cili tashmë është në përfundim të hartimit synon mundësinë e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive.

Mirëpo, shefi i delegacionit të Kosovës për negociata teknike, Avni Arifi, thotë një opsion i tillë do të jetë i papranueshëm për institucionet e Kosovës. (Express)

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet