E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç: Nuk mendoj se është reale që Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, se ai do të ngrisë çështjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vuçiq tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që sipas tij janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

“Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Të mërkurën, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë vizitës në Beograd, tha se dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha gjithashtu se Vatikani po ndjek një politikë serioze, dhe se do të ruajë qëndrimin e tij për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.

“Por Vatikani dëshiron bisedime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve,” u tha Vuçiq gazetarëve .

Vuçiq tha se ai kishte mësuar dhe dëgjuar shumë gjatë bisedës me Papën, dhe se ai pa shqetësimin e tij, për të gjithë njerëzit në Ballkan dhe qytetarët serbë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet