Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi më 5 dhjetor 2018 zotin Skënder Thaçi me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”.
Në ceremoninë solemne të zhvilluar në mjediset e Institucionit të Presidentit të Republikës, ku merrnin pjesë personalitete të shumta të jetës publike në vend, Kreu i Shtetit shqiptar i akordoi koordinatorit të shoqatës bamirëse “Albania-Austria Partnerschaft”, partner kryesor i bamirëses austriake znj.Marianne Graf në të gjitha projektet humanitare në Shqipëri, Dekoratën e lartë me motivacionin:
“Për kontributin e dhënë për realizimin e një numri të konsiderueshëm projektesh për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe shëndetësor, si dhe ndihmesën ndaj shtresave në nevojë në zona të ndryshme të Shqipërisë”.



