Nasuf Bejta do të jetë kandidati i dytë pas Vjosa Osmanit për postin e presidentit të Kosovës. Sanca për kryetarin e ri të shtetit pritet të mbahet ditën e premte.
Bejta garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje, ku mbante numrin 64, si përfaqësues i Iniciativës së Vjosa Osmanit. Në këto zgjedhje Bejta mori 5 mijë vota.
Më herët ai ka qenë kandidat i Lidhjes Demokratike të kosovës. Bejta ka deklaruar se po kandidon për ta ndihmuar procesin, “që shteti të ketë institucione stabile”.



