E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Reçak: E ardhmja nuk ndërtohet duke i mohuar krimet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, bëri homazhe në Reçak, duke thënë se masakra në këtë fshat, më 1999, ishte “pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë”.

“E ardhmja nuk ndërtohet duke mohuar krimet, e madje duke i etiketuar apo fyer edhe të vrarët civilë në Kosovë”, tha Thaçi.

“E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë, e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës”, tha Thaçi.

Komentet pasojnë një deklaratë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 5 dhjetor, i cili tha se masakra e Reçakut ishte “trillim”.

Në Reçak, më 1999, forcat serbe kanë vrarë 45 civilë shqiptarë.

Deklarata e Vuçiqit për këtë ngjarje nxiti reagimin edhe të faktorit ndërkombëtar.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha se deklaratat nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, ndërsa Bashkimi Evropian tha se ngjarjet në Reçak janë “të pamohueshme”.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet