
Presidenti i Bullgarisë: Shqipëria, gati për të nisur procesin e anëtarësimit
- Shpërndaje
12:44 05/03/2020Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev ishte në Tiranë këtë të enjte ku u takua me homologun e tij shqiptar Ilir Meta. Dy liderët zhvilluan në përfundim të takimit një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kreu i shtetit të Bullgarisë tha se vendi i tij mbështet rrugën europiane të Shqipërisë. Ai deklaroi gjithashtu se Bullgaria mendon që Shqipëria është gati për të nisur procesin e anëtarësimit për në Bashkimin Europian.
“Siç i premtova Presidentit Meta jam këtu me një qëllim të rëndësishëm që të shpreh mbështetjen e Bullgarisë për rrugën evropiane të shqipërsë. Vizita ime në një moment të rëndësishëm sa i takon perspektivës së Ballkanit Perëndimor për të cilën Bullgaria kontribuoi shumë duke e kthyer në qendrën e vëmendjes së BE-së.



