E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti Hashim Thaçi e dekoroi të ndjerin Hilmi Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ceremonisë komemorative të Hilmi Haradinaj tha se Kosova humbi një luftëtar që i dha Kosovës shumë, me ç’rast e dekoroi të ndjerin me dekoratën e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, raporton zeri.info.

“Bacën Hilmi e njoha gjatë hapave të themelimit të UCK-së. Baca Hilmi gjithmonë tregonte urtësi, maturi dhe pjekuri. Familja Haradinaj ju humbët një bashkëshort, baba dhe gjysh të jashtëzakonshëm, por ne mbetem pa një luftëtar, veteran të lirisë së Kosovës”, tha Thaçi.

Ai, mes të tjerash, tha se Hilmi Haradinaj nuk u dorëzua përballë sfidave jo të lehta.

Duke theksuar se Haradinaj meriton shumë më shumë, Thaçi e dekoroi me dekoratën e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të ndjerin Hilmi Haradinaj./Zëri/

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet