E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

PPE-ja: Të respektohet “5 Qershori”

“Ndryshimet e njëanshme shkojnë kundër vendimit për hapjen e negociatave”

Partia Popullore Europiane bën thirrje që të respektohet marrëveshja e arritur më 5 Qershor mes palëve për reformën zgjedhore. Përmes një deklarate, thuhet se marrëveshja u arrit në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht.

Çdo ndryshim i njëanshëm sipas PPE-së është kundër rekomandimeve të ODIHR-it dhe Këshillit të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

“PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë për integrimin europian duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Marrëveshja e 5 Qershorit për reformën zgjedhore që u aprovua dhe u mbështet ndërkombëtarisht duhet që të implementohet siç u ra dakord. Ndryshimet e njëanshme në këtë fazë janë kundër rekomandimeve të ODIHR dhe vendimit të Këshillit të BE-së për hapen e negociatave për anëtarësim. PPE-ja nxit autoritetet që të përmbahen nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe të respektojnë marrëveshjen konsensuale për të cilën ranë dakord”, thuhej në deklaratë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet