E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Popullsia e rritur e Shqipërisë më e paditura në Europë për teknologjinë

Statistikat e Eurostat për të gjitha vendet e Europës gjetën se në vitin 2019 vetëm 21 përqind e shqiptarëve të moshës 16 deri në 74 vjeç kishin njohuritë bazë dixhitale. Kjo, sipas kësaj statistike, është përqindja më e ulët ndër shtetet Europiane.

Pas Shqipërisë vjen Bosnja, ku 24% e popullsisë së rritur ka aftësi sado të pakta dixhitale, më pas Kosova me 28% të popullsisë së rritur dhe Bullgaria me 29%.

Islanda është me përqindjen më të lartë të popullsisë që ka njohuri dixhitale, ku 85% e të rriturve nga 16-74 vjeç kanë njohur bazë në dixhitalizim. Më pas vjen Norvegjia me 83% të popullsisë me njohuri dixhitale, Holanda me 79%, Zvicra me 77%, Finlanda me 76% etj.

Treguesi i njohurive dixhitale në popullsinë e rritur mat përqindjen e popullsisë nga mosha 16 deri në 74 vjeç që kanë së paku aftësitë bazë dixhitale në katër fusha të veçanta (informacion, komunikim, zgjidhjen e problemeve dhe krijimin e një përmbajtjeje). Treguesi bazohet në sondazhin e BE-së në përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në familje dhe nga individët.

BE po zbaton një strategji për rritjen e aftësive dixhitale të popullsisë së kontinentit. Të kesh një fuqi punëtore dhe një popullsi të kualifikuar me njohuri dixhitale është vendimtare për konkurrencën evropiane.

Sondazhet tregojnë se gati 42% e qytetarëve evropianë nuk kanë aftësi bazë dixhitale. Nga këto 37% e njerëzve pa njohuri dixhitale bëjnë pjesë në forcën e punës. Mungesa e njohurive dixhitale përfshin fermerët, punonjësit e bankave dhe punonjësit e fabrikave.

Evropës gjithashtu i mungojnë specialistë të aftë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit për të mbushur numrin në rritje të vendeve të lira të punës në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Një çështje thelbësore që mbështet këtë është nevoja për të modernizuar sistemet europiane të arsimit dhe aftësimit, të cilat aktualisht nuk i përgatisin të rinjtë në mënyrë të mjaftueshme për ekonominë dhe shoqërinë dixhitale.

Gjatë vitit 2018, rreth 9% e ndërmarrjeve të BE-së u përpoqën të rekrutojnë specialistë të TIK-ut, por më shumë se gjysma e tyre raportuan se kishin probleme në plotësimin e vendeve të lira që kërkonin aftësitë në këtë fushë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet