E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pjesa më e madhe e Europës hap plazhet

Portugalia është vendi europian i radhës që heq ndalimin e të bërit plazh edhe pse sezoni turistik nuk ka filluar zyrtarisht. Qytetarët u dyndën plazheve fundjavën që sapo kaloi, por duke respektuar rregullat e distancimit social, pjesë e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19ës.

“Jam e habitur si njerëzit u kthyen kaq shpejt në plazhe, por duket se të gjithë po e respektojnë distancën sociale. Ka më shumë pushues nga sa mendoja por masat po i respektojnë deri më tani”, tha një plazhiste.

Plazheve me popullin ishin edhe presidenti Marselo de Sousa dhe kryeministri Antonio Costa. Pjesa më e madhe e destinacioneve të famshme turistike europiane, plazhin e kanë lejuar.

Javën e kaluar edhe italianët u rikthyen në plazhe pas vendimit të qeverisë për lehtësimin e pengesave për shkak të pandemisë. Këto pamje janë xhiruar në plazhet e siçiliane.

Dy javë më parë ishte Greqia që hapi plazhet. Në dy javët e para të këtij muaji hapën plazhet edhe Mali i Zi dhe Kroacia. Ky është vendimi i autoriteteve malazeze publikuar më 12 Maj ku përmendet edhe hapja e plazheve mes masave lehtësuese.

Në plazhet e Barcelonës, prej 8 Majit nuk është më i ndaluar plazhi. Ndërsa Franca renditet ndër vendet që ende nuk e lejojnë plazhin, të paktën deri në fillim të qershorit kur qeveria pritet të përcaktojë rregullat e reja kundër Covid-19.

Në gjithë plazhet e hapura deri më tani, pushuesit janë të detyruar të qëndrojnë me çadra, 2–3 metra larg njëri–tjetrit, në disa raste të mbajnë maska gjatë qëndrimit në rënë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet