Pas largimit të të rinjve, mjekëve dhe infermierëve si dhe efektivëve të policisë, mbi 80 % e shqiptarëve duan të emigrojnë jashtë vendit. Kjo është anketa e fundit e INSTAT i cili ëhstë publikuar së fundmi.
Nga anketa rezulton se arsyet kryesore të largimit të shqiptarëve janë ato për mundësi punësimi, arsyet familjare për bashkim familjar, si dhe për qëllime studimi.
“Fakti që nga sondazhi 80.4 % ikin për çështje punësimi, kjo tregon që kemi probleme me tregun e punës, me përshtatshmërinë, dinamizimin e tregut të punës, me rritjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, për politika aktive që ta zgjerojë frontin që njerëzit të përthithen brenda nesh, këtu. Edhe pse janë larguar shumë nga Shqipëria, ne sërish kemi nivele të larta të papunësisë“, thotë sociologu Gëzim Tushi.



