Para 19 vitesh në Grykën e Llapit u zhvilluan një varg betejash ku UÇK mbronte me çdo kusht këto troje por edhe popullatën e shumtë që ishte strehuar në këto anë. Njëra nga këto beteja ishte edhe beteja e njohur si “Beteja e Majit të vitit 1999”, që u zhvillua në fshatrat e Grykës së Llapit, ku pjesëtarët e UÇK-së mbronin popullatën civile, ndërkaq forcat serbe tentonin të depërtojnë sa më thellë në këto fshatra. Edhe në këtë betejë ranë disa dëshmor të UÇK-së të cilët deri në çastet e fundit luftuan me guxim e heroizëm kundër forcave serbe. Forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe sulmuan nga të gjitha anët, si nga Tashefci, Sllatina, Uglari, Tërnavica, Murgulla, Zhitia, Sylevica, Breca, Pollata, Repa, Metehia dhe nga Shala e Bajgorës. Në këto anë u zhvilluan luftime të rrepta në mes të UÇK – së dhe njësiteve të okupatorit serb. Gjatë këtyre luftimeve duke qëndruar të palëkundur në pozicionet e UÇK –së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit : Mentor Retkoceri, ra në fshatin Sylevicë, në fshatin Repë, bien heroikisht Milaim Qerimi, Ilaz Selimi dhe Musë Qerimi, në Reçicë bien Avdyl Nimani e Azem Hamiti, në Zhiti bien dëshmorët Hasan Jashari dhe Ahmet Shabani, në Murgull, Emin Sinani, ndërsa vëllai i tij Abit Sinani bie në mes të fshatrave Zhiti e Murgull, ndërkaq në Pollatë ranë dëshmor Behram Behrami e Hasan Dema. Dëshmorët e rënë në muajin maj të vitit 1999 në Grykën e Llapit edhe në këtë përvjetor janë përkujtuar nga familjarët, bashkëluftëtarët dhe qytetarë tjerë të kësaj ane. Tashmë këta dëshmorë prehen të qetë në Kompleksin e dëshmorëve të Llapit në Penuhë.
Të fundit
Opinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026Bota
BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë UnionitBota
NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në TokëShkencë dhe zbulime
Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat



