E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përfundon rinumërimi i votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të dielën se ka përfunduar procesi i rinumërimit të një mijë e 407 vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Përfundimi i këtij procesi i hap rrugë certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, pasi të kenë kaluar afatet ligjore për ankesat e mundshme të subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa refuzoi të dielën kërkesen e lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 382 pako me fletë votime që kanë arritur në Kosovë më 12 nëntor.

Rinumërimi i mijëra vendvotimeve ka zvarritur procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe rrjedhimisht edhe të ngritjes së institucioneve të reja.

Lëvizja Vetëvendosje që doli e para dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli e dyta janë patjuar që menjëherë pas certifikimit të rezultateve të ulen dhe të përmbyllin marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Edhe diplomatët perëndimor po u bëjnë thirrje të dy partive fituese që të punojnë për themelimin sa më të shejtë të qeverisë së re e cila do të përballet me sfidat e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet