E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Partia Demokracia e Re i fiton zgjedhjet në Greqi

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi i ka fituar, partia opozitare e qendrës së djathtë Demokracia e Re, e udhëhequr nga Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme, dhe e ka telefonuar kundërshtarin e tij për t’i uruar fitoren.

Në bazë të rezultateve të deritanishme, konservatorët e Mitsotakis fituan 39.7% të votave, ndërsa partia Syriza e kyeministrit, Tsipras, është në vendin e dytë me 31.6%.

Dalja në zgjedhje ishte 57 për qind.

Kryeministri i zgjedhur, Mitsotakis, u tha mbështetësve se atij i dhanë një mandat të fuqishëm për ndryshim.

“Vendi ynë me krenari ngre kokën përsëri”, u tha ai mbështetësve të tij, në kryeqytetin Athinë, duke potencuar se ai do të jetë kryeministër për të gjithë, sepse grekët janë “shumë pak për të qëndruar të ndarë”.

Ndërsa, pas bërjes publike të rezultateve, kryeministri i deritanishëm, Alexis Tsipras, përmendi vëndimet e vështira që është dashur të marrë në kohën sa ka qenë në pushtet”.

“Sot, me kokën lartë, ne e pranojmë vendimin e popullit. Për të sjellë Greqinë aty ku është sot ne duhej të merrnim vendime të vështira me një kosto të rëndë politike”, tha Tsipras gazetarëve.

Alexis Tsipras, thirri zgjedhjet e parakohshme pas humbjes në zgjedhjet për parlamentin evropian, që u mbajtën në muajin maj.

Ai kishte rrëzuar nga pushteti Demokracinë e Re, më 2015, duke bërë fushatë kundër politikave të kursimit që kishin prekur grekët për vite me rradhë.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet