E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pakti me Shqipërinë lihet në sirtar, Kathimerini: Pse “ngrin” marrëveshja me Tiranën

Përveç dimensionit politik të çështjes, negociatat me Shqipërinë shpesh janë të komplikuara nga balancat e ndjeshme politike në vendin fqinj. Keshtu shkruan sot Kathimerini, teksa flet per nje ngrirje te perkohshme te negociatave, deri sa te zgjidhet ceshtja kritike me Maqedonine.

Atje, Presidenti shqiptar Ilir Meta duket mjaft skeptik rreth miratimit të një marrëveshje që Kryeministri Edi Rama duket të jetë më i gatshëm për të ecur përpara.

Çështja “Çamëria”, është komunikuar në mënyrë të përsëritur nga pala greke, se nuk është pjese negocitash. Në këtë kohë, megjithatë, janë ndërmarrë hapa individualë për çështje të politikës së ulët, siç janë heqja e çmimeve konsullore (për shqiptarët) ose njohja e lejeve të drejtimit, ose patentave shqiptare. Nderkohe qe ceshtja e ushtarëve të rënë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-41 është në proces.

Në përputhje me atë që është deklaruar nga udhëheqja e Ministrisë së Jashtme, është bërë përparim edhe në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicës etnike greke në Epirin e Veriut. Çështjet në pritje përfshijnë heqjen e ligjit te luftës, si në anën greke dhe në anën shqiptare, pasi ajo përfshin disa vështirësi ligjore.(VOAL)

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet