E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pagesat me kartë bankare në Shqipëri shënojnë rritje të konsiderueshme në 2025

Në tremujorin e parë të vitit 2025, pagesat përmes terminaleve POS arritën 228 milionë lekë, duke treguar një rritje të konsiderueshme në krahasim me 175 milionë lekët e regjistruara një vit më parë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, karta bankare u përdorën 5.8 milionë herë për blerje në dyqane, markete, bare dhe biznese të tjera, duke arritur vlera rekord.

Numri i kartave në pronësi të qytetarëve shqiptarë kalon 1.5 milionë, ndërsa vetëm në muajt e parë të 2025, bankat e nivelit të dytë lëshuan mbi 33 mijë karta të reja. Kartat e debitit mbeten më të preferuarat, duke përbërë pjesën më të madhe të kartave të pagesave, ndërsa ato të kreditit përfaqësojnë vetëm 8%.

Një nga faktorët kryesorë që ka nxitur këtë rritje është zgjerimi i bizneseve që pranojnë pagesa elektronike, ku turizmi ka kontribuar në mënyrë të konsiderueshme. Gjatë tremujorit të parë të 2025, u instaluan 709 terminale të reja POS, duke rritur numrin total në 25,190, me një rritje prej 2.9% krahasuar me vitin 2024.

Banka e Shqipërisë e quan këtë trend një zhvillim pozitiv për uljen e përdorimit të parave fizike në ekonomi. Shqipëria është një vend me një shkallë të lartë përdorimi të cash-it, e lidhur me përfshirjen ende të kufizuar financiare dhe nivelin e lartë të informalitetit dhe evazionit fiskal.

Përpara, në vitin 2026, pritet të fillojë zbatimi i sistemit të pagesave të shpejta, i cili do të lejojë qytetarët të paguajnë në dyqane duke skanuar një kod QR përmes telefonit, duke shtuar një dimension të ri në pagesat elektronike në vend.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet