E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Padi kundër Vulinit për gjuhë të urrejtjes kundër shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ngritur padi kundër ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, për shkak të, siç thuhet, gjuhës së tij të urrejtjes.

Mustafa tha për agjencinë serbe të lajmeve Beta se padinë e ka ngritur më 25 qershor në Gjykatën e Lartë në Beograd, pasi Vulin, disa herë, “i ka quajtur publikisht shqiptarët ‘shiptari'” dhe atë “me ton përbuzës”.

Ai tha se për Këshillin Kombëtar Shqiptar është e papranueshme që gjuha e urrejtjes, me të cilën ofendohet një pakicë dhe e cila vjen nga një ministër i Mbrojtjes, të konsiderohet si qasje individuale.

“Ky mentalitet flet për Qeverinë e sotme të Serbisë dhe për Serbinë zyrtare”, tha Mustafa, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Respekti për minoritetet është edhe detyrim ligjor dhe kushtetues i Qeverisë dhe respektimi dhe pranimi i tjetrit është parakusht për një shoqëri demokratike”, tha Mustafa.

Gjuhë të ngjashme ndaj shqiptarëve kanë përdorur edhe zyrtarë të tjerë serbë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në një komunikatë zyrtare të lëshuar gjatë javës së dytë të muajit prill, i ka quajtur shqiptarët me termin ‘shiptari’.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet