E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Otava shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kryetari i kryeqytetit të Kanadasë, Otavës, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas një jave të protestave të shoferëve të kamionëve, kundër kufizimeve për luftim të pandemisë.

Jim Watson ka thënë se qyteti është “plotësisht jashtë kontrollit” dhe se numri i protestuesve është më i madh sesa i zyrtarëve policorë.

Sipas tij, protestat përbëjnë kërcënim për sigurinë e banorëve.

Qendra e Otavës është paralizuar, pasi rrugët janë bllokuar nga makinat dhe tendat.

Fushata “Konvoji i Lirisë” ka nisur pas prezantimit të rregullave të reja kundër pandemisë, për shoferët e kamionëve.

Sipas këtyre rregullave, të gjithë shoferët e kamionëve duhet të jenë të vaksinuar për të kaluar kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Pas publikimit të rregullit, protestat janë përhapur edhe kundër kufizimeve tjera për luftim të pandemisë.

Kryetari i qytetit nuk ka dhënë hollësi specifike se çfarë masash mund të marrë, mirëpo policia ka thënë se do të rrisë sigurinë, duke përfshirë edhe arrestimin e mundshëm të atyre që mbështesin protestuesit duke u dërguar naftë dhe ushqime.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet