E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

OBSH shpall linë e majmunit emergjencë globale shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majmunit emergjencë shëndetësore globale, niveli më i lartë i alarmit që ngre kjo organizatë.

Shpallja si e tillë, synon në një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare dhe mund të zhbllokojë fondet e përpjekjet globale për të bashkëpunuar në ndarjen e vaksinave dhe trajtimeve ndaj sëmundjes.

Anëtarët e një komiteti ekspertësh që u mblodhën të enjten për të diskutuar rreth shpalljes ose jo të emergjencës, ishin të ndarë në vendimin e tyre, me nëntë anëtarë kundër dhe gjashtë në favor të shpalljes. Por vendimi përfundimtar i takonte drejtorit të Përgjithshëm të OKB-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Megjithëse shumica e ekspertëve ishin kundër zoti Tedros e shpalli vendimin gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

Zoti Tedros i ka miratuar zakonisht rekomandimet e dhëna nga ekspertët, por disa burime thanë për agjencisë “Reuters” se ai ka të ngjarë ta kishte marrë vendimin për ta shpallur linë e majmunit një emergjencë globale, për shkak të shqetësimeve rreth niveli të përhapjes së rasteve dhe sasive të pakta në vaksina e trajtime.

Lawrence Gostin, profesor në universitetin Georgetown në Uashington, që ndjek nga afër çështjet që mbulon OBSH-ja, e mirëpriti vendimin duke e quajtur guxim politik nga ana e agjencisë.

“Mosshpallja si emergjencë, në këtë pikë, do të ishte një mundësi historike e humbur“, tha ai.

Këtë vit ka pasur më shumë se 16,000 raste të lisë së majmunit në më shumë se 75 vende dhe pesë vdekje në Afrikë.

Sëmundja virale, e cila përhapet përmes kontaktit të ngushtë dhe shkakton simptoma të ngjashme me gripin e puçra të mbushura me qelb, është ndeshur kryesisht tek meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj në rastet më të fundit të identifikuara jashtë kontinentit Afrikan.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet