E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

OBSH inkurajon vendosjen e maskës në publik

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë është duke “këshilluar qeveritë” që të inkurajojnë qytetarët për të vendosur maska në ambiente publike, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.

Kjo Organizatë pati thënë në të kaluarën se nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të mbështetur përdorimin e maskave nga njerëzit e shëndetshëm në ambiente publike dhe se vetëm ata që janë të sëmurë duhet të pajisjen me to.

“Ne kemi të dhëna tani që nëse kjo gjë bëhet në mënyrën e duhur, mund të vendosë ndalesa për stërpikat potencialisht infektuese”, ka thënë mjekja Maria van Kerkhove për agjencinë e lajmeve, Reuters.

“Dhe po e specifikojmë, maskën të fabrikuar, që nuk është për përdorim mjekësor”.

Në udhëzimet e reja, të cilat janë shtyrë përpara nga studimet e fundit, OBSH-ja ka theksuar se përdorimi i maskave është vetëm një prej gjërave që mund të përdoren për të ulur rrezikun e bartjes së virusit, ndonëse ato nuk duhet të krijojnë ide të rreme te njerëzit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 6.7 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri.

Prej tyre, mbi 390,000 kanë vdekur.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet