E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një e treta e popullsisë jeton në Tiranë

31.3% e popullsisë së Shqipërisë jetojnë në Tiranë. Të dhënat e Institutit të Statistikave flasin për një rritje të popullsisë së kryeqytetit me rreth 61 mijë banorë përgjatë 4 viteve të fundit. Migracioni i brendshëm është një nga arsyet kryesore.

“Vetëm Tirana shtohet me rreth 70 persona në ditë, pjesa më e madhe të ardhur nga qytetet e tjera. Po ata që jetojnë, punojnë apo marrin shërbime në kryeqytet përllogariten të jenë disa fish më shumë”.

Teksa kryeqyteti njeh rritje, popullsia e qarqeve të vendit është përgjysmuar në raport me regjistrat e gjendjes civile.

Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë 2018ës në Gjirokastër banonin vetëm 41.1 për qind e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile. Në Vlorë vetëm 49% e popullsisë së regjistruar, ndërsa në Berat 54%. Ndërsa në qarqet e Lezhës, Fierit dhe Shkodrës përllogaritet të jetojnë rreth 60% e popullsisë së regjistruar në gjendjen civile.

Shtim të popullsisë nga migrimi i brendshëm kane pësuar edhe Fieri dhe Durrësi ku jetojnë përkatësisht 10.3% dhe 10% e popullsisë së përgjithshme.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet