E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nis viti i ri akademik në Shqipëri, 20 mijë studentë ulen për herë të parë në universitete

Universitetet publike dhe private në Shqipëri kanë nisur këtë të hënë, më 5 tetor, vitin akademik 2026–2027. Mijëra të rinj janë rikthyer në auditorë, ndërsa për studentët e vitit të parë kjo ditë shënon fillimin e një etape të re në formimin e tyre akademik dhe profesional.

Sipas të dhënave të raportuara, në institucionet e arsimit të lartë në të gjithë vendin studiojnë rreth 120 mijë studentë. Prej tyre, rreth 20 mijë e fillojnë këtë vit për herë të parë jetën universitare.

Universitetet publike mbajnë peshën kryesore të pranimeve, me rreth 70% të studentëve të rinj, ndërsa 30% kanë zgjedhur institucionet private.

Ndër programet më të kërkuara renditen Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura dhe Teknologjia e Informacionit, të ndjekura nga degët e ekonomisë dhe financës.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet