E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nis java e vaksinimit të hapur

Qytetarët mund të paraqiten vetëm me një kartë identiteti

Ka nisur sot në mbarë vendin java e vaksinimit të hapur. Për 7 ditë me radhë çdo qytetar mbi 18 vjeç do ketë mundësi të vaksinohet në çdo qendër shëndetësore, apo edhe pikë të vaksinimit që funksionon në vendin tonë.

Për t’u imunizuar çdo i interesuar nuk ka nevojë të bëjë aplikim apo të rezervojë vaksinim, pasi mjafton që të paraqesë pranë punonjësve shëndetësor vetëm një kartë identiteti.

Krahas vaksinimit në qendrat shëndetësore dhe pikat e organizuara të imunizimit masiv, ekipet shëndetësore do të vijojnë edhe vaksinimin derë më derë për personat që nuk kanë mundësi të lëvizin.

Shqipëria ka marrë deri më tani mbi 1 milion e gjysmë vaksina dhe ka injektuar në popullatë mbi 1 milion prej tyre.

Të fundit

  1. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  2. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026
  3. Bota

    BE – Nga 1 nëntori tarifë e re prej 2 Eurosh për blerjet online nga jashtë Unionit
  4. Bota

    NASA – Pas 22 vitesh në hapësirë, teleskopi Swift drejt rikthimit në Tokë
  5. Shkencë dhe zbulime

    Energjia e erës dhe biodiversiteti: Miliona lakuriqë nate vdesin nga turbinat

Më shumë nga Aktualitet