Pushteti konsumon ata që nuk e kanë”, thoshte senatori ipërjetshëm Xhulio Andreoti. Ka disa mënyra, në fakt, për t’iuqasur një filozofie të tillë politike. Njëra do të ishte, përshembull, ajo që sekti i Rilindjes ka tash 8 vjet që po ndjek nëmënyrë sistematike ndaj popullit shqiptar, të majtë dhe tëdjathtë, të rinj e të moshuar, në qytet e në fshat. Sipasinterpretimit mavi dhe në gjurmët e paraardhësve të tyre, marrjae pushtetit ekzekutiv është vetëm hapi fillestar për tëpërqendruar te vetja dhe anëtarët e sektit pushtetin ekonomik, mediatik, legjislativ dhe sipas mundësive, edhe atë gjyqësor. Thagmat e qeverisë në ikje që nisi me kanabizimin e vendit, kriminalizimin e Kuvendit dhe administratës, vazhdoi me shtimin e kushteve për t’iu afruar BE-së, shndërrimin e ekonomisë në lavatriçe të narkotrafikut dhe PPP-ve, e pombyllet me ringritjen e mekanizmave survejues, gjobat e majmenga arbitrazhet ndërkombëtare e mashtrimet për legalizimepronash, mund të krahasohen vetëm me pacipërinë, arrogancën e harbutërinë e marrjes nën mbrojtje të asaj që s’mund të mbrohetnga kryepatronazhisti dhe marionetat e tij. Në fakt, një qasje e tillë antishqiptare i ka dhënë frytet e veta. Sot jemi më tëshpopulluar, më të varfër, më larg BE-së, më të paarsimuar, mëtë pashëndetshëm, më të pabarabartë në mundësi dhe më tëpashpërblyer në meritokraci. Ky është konsumi masiv që kemipësuar si shoqëri në 8 vitet e fundit, sepse në pushtet nuk ka qenë populli, por një kastë pseudorilindësish që i bëjnë qejfinnjëri-tjetrit me poste, fonde publike dhe përdhosje emraheronjsh.
Por ka edhe një qasje tjetër ndaj konsumit që mbart pushteti.Dhe kjo qasje mund të kuptohet vetëm kur demokraciarikonfirmohet me votë, në periudha zgjedhjesh, kur sovrani bënbilancin e pushtetit që delegoi përkohësisht te përfaqësuesit e vet. Aty mund të jesh dëshmitar i konsumit kapilar që ka gërryerndër vite pushtetarin e fasadës. Në një periudhë shumë tëshkurtër, pothuajse 2-3 mujore, mund të shohësh se si i biekallaji një qeverisjeje të ndryshkur.
Të konstatosh se si obeziteti i premtimeve të para 8 apo 4 vitevenuk ka më dhjamë për të djegur, se si reformat e nisura dhe tëpabitisura bëhen gur Sizifi vazhdimisht e vazhdimisht. Periudhae zgjedhjeve është lakmusi që dallon pushtetin real, në shërbimtë popullit dhe pushtetin autoritar, në shërbim të vetes dhe klanittënd. Në vend që të ishte shërbestar i popullit, sekti Rama zgjodhi të ishte shërbyes i oligarkisë, në vend që të stimulontebarazinë sociale dhe rishpërndarjen e drejtë të pasurisë, sikurse itakon një qeverisjeje të majtë, sekti zgjodhi të bipolarizonteshoqërinë në çdo aspekt dhe të tatonte me shumë punonjësinsesa pronarin. Por, sikurse thotë me të drejtë Abraham Lincoln: “Mund t’i gënjesh disa për shumë kohë, mund t’i gënjesh edhetë gjithë për pak kohë, por nuk mund t’i gënjesh të gjithëpafundësisht”.



