Gjermania vendosi që nga tetori të ndërpresë ofrimin e testimeve falas për COVID-19 për qytetarët e saj, një masë që ka për qëllim inkurajimin e vaksinimit të qytetarëve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se vendi duhet të përshpejtojë fushatën e vaksinimit për të shmangur mbingarkesën e sistemit të kujdesit shëndetësor.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi i saj duhet të shtojë përpjekjet për vaksinimin e banorëve, ndërsa shprehu shqetësim se një valë e re e rasteve me koronavirus mund të dërrmojë sistemin e kujdesit shëndetësor.
Duke folur në një konferencë për shtyp pas takimit me guvernatorët e 16 shteteve gjermane, zonja Merkel njoftoi se qeveria do të ndalojë testimet falas për COVID-19 dhe se njerëzve do t’u kërkohet ose të vaksinohen, ose të rezultojnë negativë, ose të kenë një certifikatë të shërimit nga koronavirusi, në mënyrë që të kenë qasje në restorante, shtëpi kujdesi dhe palestra.



